Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, policia nis hetimet

Një person është gjetur i pajetë në Skenderaj të enjten, ndërsa policia e ka hapur rastin si vdekje të dyshimtë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” thuhet në raport.

Hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.

Back to top button