Në këto pika kufitare ka pritje më të gjata për të dalë nga Kosova

Kolonat me automjete të qytetarëve në hyrje-dalje të pikave të kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar në orët e mbrëmjes.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:56 nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, pritjet më të gjata për dalje janë te pika kufitare Muçibabë me 20 minuta pritje dhe me kolona të automjeteve 200 metra.

Kurse te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 50 metra, ndërsa pritjet janë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.

Përpos këtyre dy pikave kufitare, pritje ka edhe në Merdarë, ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 50 metra, qytetarët këtu po me presin deri në gjysmë ore. /21Media

Back to top button