Osmani ngushëllon familjet e viktimave nga aksidenti në Lisbonë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik me tramvaj i cili mori jetën e 16-të personave në Lisbonë.
Përmes një postimi në platformën “X”, e para e vendit ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
“Zemrat dhe solidariteti ynë janë më presidentin, Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministrin Luis Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me tramvaj në Lisbonë. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me miqtë tanë portugezë”, ka shkruar Osmani.
Our hearts and solidarity are with President @imprensagov Marcelo Rebelo de Sousa, Prime Minister @LMontenegro_PT, and the people of Portugal, following the tragic derailment of Lisbon’s Gloria funicular.
On behalf of the people of the Republic of Kosovo, I extend my deepest…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 4, 2025