Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: 12 tetori është festa jonë

Partitë politike kanë nisur tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 113.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se 12 tetori do të jetë festa e partisë që ai drejton.

“Ky është numri ynë. 12 tetori është festa jonë. LDK përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button