Donjeta Sadiku sot ngjitet në ring në Botërorin e Boksit

Qyteti i Liverpoolit në Angli po mirëpret Kampionatin Botëror të Boksit, i ciki ka nisur më 4 shtator dhe zgjatë deri më 14 shtator 2025.
Sot do të ngjitet në ring boksierja kosovare Donjeta Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Sadiku do të ketë përballë një kundërshtare shumë të fortë, nënkampionen e botës nga Viktoriya Grafeyeva nga Kazakistani. Ndeshja zhvillohet në ringun “A” nga ora 18:00 dhe është e shtata në programin e ditës.
Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli para nisjes së këtij kampionati u shpreh i bindur se Donjeta do të japë maksimumin për të siguruar fitore në këtë duel prestigjioz dhe për të mbajtur gjallë shpresat e Kosovës në këtë botëror.
Sot po ashtu në ring do të zbresë edhe Shpëtim Bajoku (70 kg), i cili nga ora 11:00 në ringun “B” përballet me anglezin Kamara Odel, por fokusi më i madh mbetet te sfida e Sadikut ndaj një prej emrave më të mëdhenj të kategorisë.