U lëndua aksidentalisht, ndërron jetë një dyvjeçar në QKUK

Një fëmijë që ishte rrëzuar më 31 gusht të këtij viti në fshatin Vrajakë të Rahovecit, ka ndërruar jetë sot, derisa ishte në trajtim mjekësor.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka shtuar se fëmija kishte marrë lëndime në kokë.
“Me datë 31.08.2025, rreth orës 16:30, stacioni policor në Rahovec është njoftuar se në fshatin Vrajakë-Rahovec, ka ndodhur një rast lëndim aksidental. Sipas informatave të para të pranuara, viktima – një fëmijë i gjinisë mashkull, i lindur në vitin 2023, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas është transferuar në QKUK , ku ka vazhduar trajtimin mjekësor. Sot jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rast “Hetim i Vdekjes”, tha Elezaj. /21Media