Policia jep detaje për aksidentin afër Fushë Kosovës: Kamioni humbi drejtimin dhe goditi katër automjete

(Lajm i përditësuar)


Policia jep detaje për aksidentin afër Fushë Kosovës: Kamioni humbi drejtimin dhe goditi katër automjete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe një tjetër ka lëndime të lehta.

“Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku , ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera. Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që ne veqanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Hoxha.


Raportohet për një aksident të rëndë në Sllatinë

Raportohet për një aksident të ndodhur sot afër Sllatinës, ku janë përfshirë një kamion dhe disa vetura.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare. /21Media

Back to top button