Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i lënduar në një aksident në Mitrovicë

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti trafiku mes dy veturave në rrugën “Shala e Bajgorës”, në Mitrovicë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën ” Shala e Bajgores ” në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, ka thënë Zahiti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button