Komentet e presidentes dërguar Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, kanë dërguar komentet e tyre.

Zyra e Presidencës ka publikuar komentet e Osmanit dërguar Kushtetueses.

Osmani ka kërkuar nga Kushtetuesja që “të mos lejojë që cilado parti politike apo komunitet të ketë të drejtën e vetos në procese jetike për shtetin, siç është konstituimi i organit më të lartë përfaqësues të tij”.

“Çdo përcaktim ndryshe, rrezikon që të legjitimojë bllokime procedurale të themelimit të institucioneve kyçe, në nivel të normës kushtetuese, juridikisht të detyrueshme”, thuhet në komente.

Back to top button