Arrestohet shtetasi serb në Jarinje pasi paraqiti dokumentet e falsifikuara

Autoritetet kosovare i kan refuzuar hyrjen në Kosovë një shtetasi të Serbisë pasi i njëjti dyshohet se ka prezantuar dokumente të falsifikuara.
Personi i dyshuar është arrestuar pasditen e së martës, më 9 shtator, në Jarinje.
“SPK Jarinje 09.09.2025-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.