Haxhiu: Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik, s’ka të drejtë të vetos për Listën Serbe

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ankesën e Listës Serbe për çështjen e nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se “Kosova është shtet unitar dhe jo multietnik”.

Ajo ndër të tjera ka thënë se askush s’ka të drejtën e vetos mbi organet e Kosovës.

“Së pari dua të theksoj se shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Ky model është rregullatori i Republikës sonë demokratike. Në shtetin tonë të pavarur në vitin 2008, asnjë grup etnik, gjinor a shoqëror nuk e ka të drejtë ne vetos mbi organet tona që konstatojnë republikën. Ne qytetarët jemi palë të barabarta”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka thënë se Pakoja e Ahtisaarit që i parapriu përmbajtjes së Kushtetutës së Kosovës “ka dhënë vende të rezervuara për komunitetet joshumicë, e jo të drejtën e vetos.

“Pakoja e Ahtisaarit që i parapriu përmbajtjes së Kushtetutës së Kosovës ka dhënë vende të rezervuara për komunitetet joshumicë, e jo të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

Back to top button