Në Pejë zhvillohet Kampionati Ballkanik i Xhudos

Peja do të jetë këtë fundjavë qendra e xhudos ballkanike, teksa në Palestrën Sportive “Karagaç” do të zhvillohet Balkan Judo Championship – Seniors and Team 2025.
Në këtë event madhor pritet pjesëmarrja e garuesve nga vendet e rajonit si Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Turqia.
Federata e Xhudos së Kosovës ka ftuar publikun të mbështesë kampionët në këtë garë prestigjioze. Luftërat preliminare nisin në orën 10:00, ndërsa Peja do të shndërrohet në skenën ku do të shfaqet më e mira e sportit të xhudos në rajon.