Vetaksident në Leposaviq, humbi jetën një 16 vjeçar

Një person ka humbur jetën sot në veri të vendit si pasojë e një aksidenti me traktor. Këtë e ka konfirmuar për Petrit Fejza nga Policia e Kosovës në rajonin verior.
Ai ka bërë të ditur se trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve.
“Rreth orës 10:00 jemi informuar prej qendrës së mjekësisë familjare të Leposaviqit që një person është lënduar, konstatimin e vdekjes e ka bërë mjeku në vendin e ngjarjes. Ai ka qenë duke e tërhjek një lis me traktor, trupi i është dorëzu familjarëve’’, ka thënë Fejza.
Tutje, Policia ka njoftuar se viktima është një 16-vjeçar.