Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani për Kurtin: S’kemi pasur as dallimin me të vogël se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saja me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ka thënë se nuk kanë pasur asnjëherë dallime për raportet e Kosovës me Serbinë.

E pyetur nga gazetarët për një rikandidim të mundshëm pas skadimit të mandatit si presidente, Osmani tha se sulmet e gazetarëve po e bindin që të kandidojë sërish.

“Jo vetëm këto pesë vite që jam presidente e Kurti është kryeministër, për aq sa njihemi ne nuk kemi pasur dallimin më të vogël se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi nga Serbia dhe nga shërbëtorët e tyre në Kosovë. Kjo kurrë nuk na ka nda, gjithmonë kemi qenë në një linjë. Kish qenë e udhës me thanë VV-ja po pajtohet me presidenten. Ne do të jemi afër e në bashkëpunim për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia. A do të rikandidojë do të vendosi në ndërkohë, sa po dua me marrë pushim po çohen disa gazetarë po sulmojnë e po më bindin me vazhdu”, tha Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button