Seanca e parë e Kuvendit të ri të Shqipërisë nis me tensione

Seanca e parë plenare në Shqipëri u shoqërua me tensione të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti socialist Vasil Llajo, i cili drejtonte seancën u kërkoi mazhorancës dhe opozitës të propozonin emrat për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve. Komisioni duhet të kishte në përbërje 9 anëtarë, 3 nga opozita dhe 6 nga mazhoranca.

Opozita duhet t’i propozonte e para emrat, por kryedemokrati Sali Berisha pasi bllokoi Foltoren së bashku me Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe demokratët e tjerë, nuk pranoi të jepte propozimet e veta. Ai akuzoi mazhorancën se është parti e krimit. Në këto kushte emrat iu propozuan vetëm nga Partia Socialiste.

Debatet

Llajo: Kuvendi ngre një komision të përkohshëm për verifikimin e madateve. Komisioni përbëhet nga 9 anëtarë. 6 emra janë nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.

Kryedemokrati Sali Berisha: Nuk lexoi emrat e Bajrit, Pëllumb Gjokës, nuk lexoj emrat e deputetëve të vërtetë të Partisë së krimit, të PS. Lexoi Lubi Ballukun…

Llajo: Ju lutem profesor Berisha, të respektojmë rregulloren. Protokolli i sotshëm përmban vetëm propozimet për emrat.

Më pas zoti Llajo iu drejtua mazhorancës, të cilës i kërkoi të propozonte emrat e vet.

Balla: Në emr të Grupit Parlamentar të PS-së propozoj Milva Ikonomi, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Korreshi dhe Arkend Balla.

Mazhoranca votoi pro emrave dhe zoti Llajo miratoi Komisionin e Përkohshëm për verifikimin e mandateve.  Pas tensioneve seanca u mbyll për të rifilluar pasditen e sotme në orën 17:00./vizionplus

Back to top button