Jashari: Gjykata Speciale është politike dhe ka bashkëpunim me Serbinë

Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me Serbinë duke pranuar edhe materiale kundër krerëve të UÇK-së dhe ka për synim shtrembërimin e së vërtetës së luftës së pastër të UÇK-së. Në një intervisatë për RTV21, Jashari, tha se këtë nuk do ta lejojnë prandaj do të organizohen edhe protesta përpara Gjykatës Speciale në Hagë.

“Ne si organizta të dala nga lufta jemi në mbështejte të këshillit organizues. Kemi punuar mjaftueshëm, por edhe interesi është i madh i qytetarëve të Kosovës sidomos të mërgatës duke qenë pjesë e kësaj proteste që do të mbahet në Hagë. Qëllimi i kësaj proteste është të kërkojmë drejtësisë dhe kundër padrejtëisë që po i bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë. Ne mbajmë qëndrimet tona kundër Gjykatës Speciale. Sepse ne e dimë se kjo është një Gjykatë politike e cila ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë serbe dhe me njerëz që nuk ia duan të mirën këtij vendi. Atëherë dhe tash i quajmë kidnapime të njerëzve që janë bërë nga Gjykata Speciale, të krerëve të UÇK-së dhe atyre që kanë themeluar shtetin e Republikës së Kosovës. Pra, të keni parasysh kur merret nga ulësja e presidentitm, Hashim Thaçi, udhëheqësi drejtorisë politike të UÇK-së dhe lexuesi i deklaratës së pavarëisisë. Ne shepesh i kemi bërë pyetje edhe këtyre nga shtetet që vijnë se si do të ishte reagimi i tyre nëse merren nga kjo ulësev siç është marrë Hashim Thaçi dhe t’i ngritet një aktakuzë me shpifje dhe trillime mbi një raport të shpifur dhe të sajuar nga Dick Marty. Ne kemi kërkuar edhe atëherë, kërkojmë edhe sot që rezoluta e Këshillit të Evropës të korrigjohet. Por, tani kanë kaluar pesë vite që padrejtësisht mbahert në Hagë udhëheëësit e UÇK-së.

Jashari po ashtu tha se pavarësisht synimeve për shtrembërimin e fakteve nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë në fund të procesit.

‘’Kjo Gjykatë duhet t’i jep fund këtij procesi duke e nxjerrë verdiktin përfundimtar dhe të lirohen krerët e UÇK-së të cilët po mbahen pafajëshisht atje. Pavarësisht se ka kaluar një përiudh kohore prej pesë vitesh padrejtësisht ata do të kthehen faëebardhë, do të kthehen edhe më të fuëishëm dhe do ta argumentojnë edhe para ndërkombëtarëve  por edhe para atyre që kanë shpif për luftën e lavdishme të UÇK-së’’.

Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Xhavit Jashari, pret që dëshmia e dëshmitarëve të mbrojtjes së katërshes së UÇK-së do të dëshmojë se edhe SHBA-ja, NATO dhe i gjithë faktori ndërkombëtar kanë qenë të orientuar përkrah luftën së UÇK-së.

‘’Të gjithë ata ëë nga e hëna do të fillojnë dëshminë e tyre janë personalitet të cilat fal kësaj lufte dhe kontributit të njerëzve ëë kanë dhënë në këtë luftë janë orientuar drejtë, SHBA-ja, NATO dhe bashkarisht e kemi larguar nga toka e jonë pushtuesin serb. Ne presim deklarimet e tyre reale dhe të drejta ëë janë pro luftës së UÇK-së sepse Hashim Thaci dhe të tjerët atje nuk janë idivid. Përmes tyre duke i goditur udhëheëësit e UÇK-së me shpifje të një raporti synim dhe ëëllim kryesor ëë të njollosin dhe baltosin luftën e UÇK-së. Por, kjo nuk do të arrihet kurrë të barazohet lufta e drejtë e UÇK-së me ato ëë ka bërë Policia dhe Ushtria serbe në Kosovë”./RTV21/21Media

Back to top button