Rama konsultohet me ministren e krijuar me AI pasi Sali Berisha bllokoi seancën e Kuvendit

Sesion i ri parlamentar, debate të vjetra në kuvendin e Shqipërisë. Ditën e sotme, më 12 shtator, nisi punimet Kuvendi i ri edhe pse seanca e parë kishte karakter ceremonial, tensionet mes opozitës dhe mazhorancës nuk munguan.

Kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, por kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet.

Ai akuzoi mazhorancën se është parti e krimit.

Në këto kushte, emrat u propozuan vetëm nga PS dhe deputeti Llajo u detyrua të mbyllte seancën.

Kreu  i qeverisë, Edi Rama ka komentuar situatën e krijuar në parlament. Përmes një statusi në rrjetin social X, ai thotë se u konstultua me Diellën, Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, e cila i dha një këshillë.

Rama: Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon./vizionplus

Back to top button