Bajraktari: Dëshmitarët e palës mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së do të vërtetojnë të kundërtën e pretendimeve të Prokurorisë

Avokat, Ardian Bajraktari, në një intervistë për RTV21 tha se procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së po hyn në një fazë të rendësishme ku janë paraparë që nga e hëna të jenë të ftuar dëshmitar nga pala mbrojtëse e katërshes së UÇK-së. Sipas avokatit Bajraktari, dëshmitarët do të jenë personalitete të larta diplomatike dhe njerëz të besushëm që kanë qenë përkrah përgaqësuesve të UÇK-së, dhe dëshmia e tyre do të argumentoj të kundërtën e pretendimeve të ngritura nga Gjykata Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së.

‘’Nga e hëna fillon procesi i rendësishëm dhe detemninues ku roli kryesor do të jetë i palët mbrojtëse. Lista e dëshmitarëve që tashmë është konfirmuar se do të dëshmojnë në këtë proces do të jenë njerëz jashtëzakonsisht të besushëm dhe shumë të njehur me rrethanat me theks të veçant për komunikimet dhe kontaktet që këta të fundit i kanë pasur në përgjithësi me krerët e UÇK-së, specifikisht me zotin Thaçi. Në bindjen time do të argumentohet saktësisht e kundërta e asaj që kemi parë deri tash nga ana e prokurorisë. Do të argumentohet fakti që zoti Thaçi në rastin konkret në çfarë mënyre është angazhuar si ish-udhëheqës i pjesës politike të UÇK-së. Angazhimi i zotit Thaçi ai që e ka bërë diferencën e shumë organizimeve paraprake në proces në drejtim të jetësimit të aspiratave tona shekullore për lirinë e vendit. Unë mendoj se do të jetë një anë tjetër e medialjes e asaj që kemi parë deri tash. Do të ketë më shumë transparencë sesa që ka pasur deri tash”, tha Bajraktari.

Avokati Bajraktari është optimist se procesi gjyqësor i dëshmive dhe dëshmitarëve kundër pritetr të përfundoj brenda këtij viti, ndërsa vendimi final nga trupi gjykues do të merren në fillimin e vitit të ardhëm.

“Procesi planifikohet të përfundoj brenda këtij viti. Fillimisht do të vazhdohet me fazën e dëshmitarëve të mbrojtjes. Do të jenë rreth 20 dëshmitar që tashmë janë konfirmuar se do të marrin pjesë. Pas përfundimit të këtij procesi e ka mundësinë edhe të drejtën sipas dispozitave të rregullores të procedures dhe të provave edhe trupi gjykues në rastë se e vlerëson të nevojshme me ftu çoftë dëshmitar apo ekspert, çoftë me propozu prova dhe pas përfundimit të kësaj faze komplet përfundon  komplet procesi i provave dhe i dëshmive, atëherë palët kanë të drejtë të paraqesin kundër prova sipas dispozitës së rregullorës. Pas përfundimit të këtij procesi kalohet në fazën ku palët brenda afati prej 30 ditë duhet të dorëzojnë dosjen përfundomtare. Më pas jo më vonë se 21 ditë dorëzimit të dosjes përfundimtare kalohet në fazën përfundimtare ku palët deklarohen në raport me curinë e procesit dhe do të kundërargumentojnë pikëpamjet e tyre. Ecuria e këtij procesi do të përfundojë brenda këtij viti në mënyrë që pastaj në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do ta kemi verdiktin e trupit gjykues brenda afatit prej 3 muajsh me mundësi të vazhdimit edhe për dy muaj të tjerë sipas dispozitave respektive të rregullores”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button