Ambasada Gjermane: Gjykata Kushtetuese institucion i pavarur, vendimet e saj të respektohen nga te gjithë politikanët

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve që t’i respektojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Zëdhënësja e Ambasadës gjermane në Prishtinë, Catalina Heine për RTV21 ka thënë se institucionet politike në Kosovë duhet ta respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale.
‘’Gjykata Kushtetuese është një institucion themelor i pavarur demokratik në Kosovë dhe si e tillë është e rëndësishme që vendimet e saj të respektohen dhe të gjithë politikanët të veprojnë në përputhje me rrethanat. Ambasada Gjermane në Prishtina thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje institucioneve politike në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale’’, thuhet në përgjigjen e Ambasadë gjermane’’, ka thënë Heine./RTV21/21Media