Të shtëna me armë në Pejë, një person i plagosur

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugen “Papa Klementi’ në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.

I dyshuari i këtij rasti sipas Policisë është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim./21Media

Back to top button