Sorensen thotë se dialogu vazhdon kur palët të jenë gati

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka folur për takimin e djeshëm që e pati në Bruksel të Belgjikës, me dy kryenegociatorët të të dyja shteteve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se dje i priti drejtuesit e të dyja ekipeve për takime dypalëshe dhe trepalëshe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe adresimin e çështjes së personave të zhdukur.
“Fatkeqësisht, seanca inauguruese e Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë nuk u zhvillua. Gati për të vazhduar pasi palët të jenë dakord”, ka thënë Sorensen.