Chelsea i hyn garës për Kenan Yildizin

Chelsea është i interesuar për nënshkrimin e Kenan Yildiz në merkato verore të ardhshme.
Sulmuesi i ri i Juventusit, tashmë i konsideruar një nga premtimet më të ndritshme të futbollit europian, është në agjendën e klubit londinez për të forcuar sulmin, me synimin të formojë një trio luksoze së bashku me Cole Palmer, Estevao dhe Joao Pedro.
Në moshën 20-vjeçare, Kenan Yildiz është bërë një lojtar i domosdoshëm për Juventusin. Pas ardhjes së tij në 2022 nga Bayern Munich, sulmuesi turk pati vetëm një vit për t’u vendosur në ekipin e parë. Deri tani, ai ka luajtur 86 ndeshje zyrtare me Vecchia Signora, duke kontribuar drejtpërdrejt në 29 gola, duke treguar aftësinë e tij për të krijuar balanca, si si asistues, ashtu edhe si finalizues.
Ndikimi i tij në fillim të sezonit të ri ka qenë i menjëhershëm: duke startuar në dy ndeshjet e para të ligës, ai ka dy asiste, duke konfirmuar se është një nga motorët kreativë të sulmit të Bianconerëve.
Projekti i Chelsea nën drejtimin e Enzo Maresca është fokusuar në rinovimin dhe forcimin e ofensivës. Në muajt e fundit, klubi ka sjellë lojtarë si João Pedro, Alejandro Garnacho, Jamie Gittens dhe Liam Delap.
Megjithatë, largimi i papritur i Xavi Simons ka lënë një boshllëk në kreativitetin sulmues që drejtuesit duan ta plotësojnë me një profil me cilësi të lartë.