Trump: Vendet e NATO-s duhet të ndalojnë blerjen e naftës ruse

Vendet e NATO-s duhet të ndalojnë blerjen e naftës ruse përpara sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Moskës.
Këtë e tha Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkruan ANSA.
“Jam i përgatitur të vendos sanksione të rëndësishme kundër Rusisë, me kusht që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord ta bëjnë këtë dhe që të gjitha vendet e NATO-s të NDALOJNË BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA”, shkroi Trump në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“Atëherë jam gati të vendos sanksione ndaj Moskës”.