Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therë me thikë të shtunën në Podujevë.

Viktima është dërguar në spital, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull kosovar është therrë me thikë nga të dyshuar të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./21Media

Back to top button