Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulmoi vëllain me sëpatë, arrestohet 63-vjeçari në Prizren

Një 63 vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Romajë të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se i dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Sot, më 14.09.2025 rreth orës 09:00, në fshatin Romaj – Prizren, është raportuar një rast i sulmit fizik me mjet të fortë (sëpatë), ku i dyshuari (Sh.U., 63 vjeçar) ka sulmuar vëllain e tij (R.U., 72 vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metalik. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha Bytyqi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button