Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë

Një person është therur me thikë si pasojë e një përleshje fizike mes dy personave e cila ka ndodhur sot në një kafeteri në Gjakovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila ka thënë se si pasojë e incidentit njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pas therjes me thikë.

Krasniqi shtoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, më 14 shtator 2025, rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dal në vëndin e ngjarjes dhe, në konsultim me të, është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Krasniqi. /21Media

Back to top button