Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë dje në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Dje rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, tha Pllana. /21Media

Back to top button