Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident me fatalitet në Podujevë, përfshihet një kamion dhe disa vetura

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në Podujevë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmua Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara. Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button