“Akuzat në artikull janë të rreme”, Rubin: Vërejtja diçka unike te ndërveprimi i Thaçit me komandantët e sektorëve

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë kujtoi komunikimin e Thaçit me komandantët e atëhershëm të UÇK-së.

Kjo ngjarje i referohet kohës së nënshkrimit të demilitarizimit të UÇK-së.

Ai u pyet se si janë raportuar incidentet në New York Time dhe CNN, në raport me atë se si e ka vëzhguar situatën ai vet.

“Unë vërejta diçka unike, që unë besoj që asnjë person i jashtëm nuk e ka vënë re përveç meje,  dhe ajo çfarë kam vërejtur unë është ndërveprimi i zotëri Thaçit me komandantët e sektorëve në bjeshkë në to tre ditë, unë nuk besoj se askush tjetër i jashtëm përveç meje  dhe pjesëtarë të grupit tim nuk  e kanë parë,  nuk e kanë vënë re atë lloj ndërveprimi të Thaçit me komandantët e sektorëve dh me udhëheqësit  vërtetë  ushtarak, sepse nëse dikush e kishte vënë të njëjtën gjë dhe do ta kishte raportuar këtë lloj shkëmbimi, këtë lloj marrëdhënie, besoj se do ishte kuptuar më mirë struktura e UÇK-së. Arsyeja pse jam bindur se ai nuk ishte drejtuesi  ushtarak i UÇK-së është se unë e kam vërejtur këtë gjë  për tri ditë të plota, nuk është se më është krijuar përshtypja për një çast”, u shpreh ai.

“Kjo më tregoi mua se çfarë hierarkie kishte në një sistem…çdo gjë që kam lexuar i vendosa të gjitha në perspektivë, unë e kam parë vet si ka funksionuar kjo strukturë, për këtë arsye jam shumë i bindur se akuzat e ngritura në këtë artikull janë tërësisht të rreme.”, tha Rubin./21Media

Back to top button