Kastrati: Kamenica duhet të bëhet një nga komunat më të gjelbra

Kandidati për kryetarët të Kamenicës Qëndron Kastrati nga PSD në debatin zgjedhor në RTV21 ka shpalosur programin e tij me të cilin garon në zgjedhje e 12 tetorit.

Ai foli për sfidat e katër viteve të fundit dhe vizionin e tij për një të ardhme më të mirë.

“Duhet të ndalojmë të keqen që është duke ndodhur. Nevojitet një pushtet i barabartë për të gjithë. Ajo çfarë ka ndodhur gjatë këtyre katër viteve është se njerëzit janë frikësuar. Duhet të angazhohemi seriozisht dhe të realizojmë me sukses projektet. Aktualisht, nuk ka projekte të qëndrueshme — rrugët që janë ndërtuar, janë dëmtuar brenda një viti. Ne duhet të fokusohemi në zhvillimin e turizmit dhe të kemi më shumë festivale kulturore, që jo vetëm gjallërojnë qytetin, por edhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. Një tjetër prioritet i imi do të jetë që Kamenica të bëhet një ndër komunat më të gjelbra në vend.”, tha Kastrati./21Media

Back to top button