Rahimaj i LVV-së: Kamenica me ne do të ketë zotime, asnjëherë premtime

Kryetari aktual poashtu edhe kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj në debatin zgjedhor të RTV21 tha në këtë komunë me partinë e tij do të ketë zotime dhe asnjëherë premtime.

Ai zotohet se sektori i arsimit do të jetë prioritet në këtë fushatë dhe ushqimi i shëndetshëm për nxënësit.

“Kamenica me neve do të ketë zotime, asnjëherë premtime dhe për neve mbette prioritet arsimit siq ka qenë edhe më herët në mandatin e parë, ku i kemi të listuara disa zotime në arsim ku e para përfshihet ushqimi i shëndetëshëm për nxënësit në të gjitha shkollat”, tha ai. /21Media

Back to top button