Kandidati i LDK-së tregon programin për Kamenicën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli në debatin zgjedhor të RTV21 tregon programin e tij qeverisës për këtë komunë.
Ai zotohet se do të ndërtoj një adminstratë profesionale dhe ndërtimin e një arsimi cilësor.
“Gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeqar ne pik së pari do ta ndërtojmë një administratë profesionale dhe efikase, të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës sonë pa diskrimimin dhe frikë. Në fushën e arsimit duke ndërtuar një arsim sa më cilësor me shkolla të paisuara me kabinete të informatikës, laboratorë. Do të ndërtohen edhe palestra sportive për gjimnazin, një në Topanicë për shkollën”, tha Surdulli. /21Media