“Mos e rrit zanin, se askush nuk të tutet”, debat i ashpër mes Rahimajt dhe Kastratit

Kandidati i PSD-së për kryetar të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe kandidati i LVV-së për kryetar nga kjo komunë, Kadri Rahimaj në debatin zgjedhor të RTV21 kanë pasur reagime të ashpëra ndaj njëri tjetrit për projektet dhe për operatorët ekonomik në këtë komunë.
Rahimaj ju drejtua Kastratit duke i thënë se nuk është kryetar por kandidat.
“Tepër shqetësuese qysh kandidati pë kryetar të komunës tenton me i taku operatorët ekonomik por po besoj është mashtrim. Ti nuk je kryetar, ti je kandidat”, i tha Rahimaj – Kastratit në debatin zgjedhor.
Kastrati duke diskutuar për cilësinë e asfaltit në komunën e Kamenicës, Rahimaj tha se “nuk e lejon të flas të pavërteta dhe manipulime.
Kandidati i PSD-së në këtë debat i tha Rahimajt “mos e rrit zanin, se askush nuk të tutet”, duke diskutuar për cilësinë e asfaltit.
“Po na hup diskutimin me gjana komplet të paqena . Mos e rrit zanin, se askush nuk të tutet”, tha Kastrati. /21Media