Mensut Ademi: Komuna e Vushtrrisë ka qenë nën sanksione edhe nga qeveria aktuale

(Lajm i përditësuar)
Ademi: Vushtrria ka problem me ujin, mos të bëhet diskriminimi fshat, qytet
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga AAK, Mensut Ademi në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se Vushtrria ka problem me ujin.
”Vushtrria është jë qyetet i vjetër që ka kulturë dhe traditë, që 4 vjet e kemi parë që në Vushtrri ka gjëra që kanë mbetur në prapavijë, Vushtrria ka problem me ujë”, tha Ademi teksa shtoi se në Vushtrri ”nuk duhet të bëhet diskriminimi fshat qytet”.
Mensut Ademi: Komuna e Vushtrrisë ka qenë nën sanksione edhe nga qeveria aktuale
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga AAK, Mensut Ademi në debatin zgjedhor në RTV21 ka prezantuar programin e tij garues në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ademi ka thënë se komuna e Vushtrrisë ka qenë nën saksione edhe nga qeveria aktuale , duke shtuar edhe Vushtrria si një komunë e vogël ka pësuar poashtu nga sanksionet e BE-së që i janë vënë Kosovës.
”Porblemi më i madh që është në Vushtrri, është investimi në resurset njerëzore”, tha Ademi./21Media