Hargreaves viziton ushtarët e Gardës Skoceze në Bondsteel

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves këtë javë ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në Kampin Bondsteel, të cilët janë dislokuar në Kosovë para një muaji.
Hargreaves ka thënë se dislokimi i këtij kontigjenti tregon për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Kam pasur kënaqësinë të vizitoj oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në Kampin Bondsteel këtë javë. Ata janë atje për të ushtruar një dislokim operativ si Rezerva Strategjike e KFOR-it. Ky dislokim tregon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s dhe tregon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves.