Murati: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimet e sotme të qeverisë në detyrë për disa prej komunave të Kosovës nuk kanë të bëjnë me fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai pas mbledhjes së qeverisë, ku u morën mbi 15 vendime për projekte dhe investime infrastrukturorë në disa prej komunave të Kosovës tha se ekzekutivi është në detyrë dhe duhet të ketë vendimmarrje.
Murati në konferencë për media, është pyetur edhe për deklaratat e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin në Hagë në procesin kundër krerëve të UÇK-së, teksa tha se LVV-ja ka qenë konsistente kundër Speciales.
“Sa i përket Gjykatës Speciale si të tillë, ne qysh atëherë e kemi thënë të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Murati.
Në anën tjetër, ai përsëriti qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti sa i përket vendimit të ShBA-së për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën.