Kosova ia vazhdon dhe shton sanksionet Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova ia ka vazhduar dhe shtuar sanksionet Rusisë dhe Bjellorusisë lidhur me luftën në Ukrainë, me një vendim që është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Ministria e Punëve të Jashtme e ka propozuar këtë vendim si vazhdimësi e zbatimit të masave kufizuese dhe ekonomike të përcaktuara nga BE ndaj Federatës Ruse.

“Për të mbështetur kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në përputhje me masat dhe sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e pakos 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse si dhe masave shtesë përkatëse. Ka masa për transportues të naftës bruto dhe produkte tjera të naftës ruse. Pako e 17-të përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale, të cilat kanë për qëllim reduktimin e të ardhura energjetike që shërbejnë si të ardhura për financimin e luftës, masa që kanë për qëllim goditjen e sektorëve strategjik të Federatës Ruse, përfshirë bankat”, ka deklaruar Sveçla.

Back to top button