Zemaj: Kurti i papërgjegjshëm, lëndoi raportet me ShBA-në

Duke iu përgjigjur kryeministrit në detyrë Kurti i cili tha opozita po stërmadhon çështjen e raporteve me ShBA-në anëtari i kryesisë së LDK-së, deputeti Armend Zemaj tha se prishja e raporteve më Amerikën është faktor dëmtues dhe esenca qëndron te qeverisja Kurti.
Zemaj tha për RTV21 se Kurti është një person i papërgjegjshëm që me veprimet e tij lëndoi raportet më ShBA-në dhe se këtë çështje ish-opozita nuk po ekzagjeron asgjë.
“Nuk kemi nevojë( të stërmadhojmë) sepse ne e duam Kosovës dhe duam të integruar dhe të zhvilluar. Nuk e duam Kosovën ku ka raporte të lënduara dhe sanksione nga BE- ja dhe mbi të gjitha prekja në thelb të raporteve që me mund e sakrificë ë janë ndërtuar më ShBA-në si aleati kryesor. Z. Kurti është një person i papërgjegjshëm në pozitën që e mbanë sidomos në raportet me partnerët ndërkombëtarë dhe me ShBA-në. Është shumë e vërtete që Amerika është vend mik i Kosovë dhe marrëdhëniet i ka të thella si trashëgimi politike e presidentit Rugova dhe gjithë atyre që kanë orientim properëndimor. Por problemi qëndron te qeverisja e z. Kurti, ideologjia e tij dhe të veprimet e tij të cilat janë në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës ligjet më fuqi dhe integrimet evropianë dh euroatlantike. Andaj prishja e partneritetit ose lëndimi i raporteve Kosovë- ShBA është faktor dëmtues përderisa esenca a qëndron te qeverisja Kurti, ministrat e tij dhe partia e tij duke shfrytëzuar mekanizmat qeverisës dhe duke i shfrytëzuar ne aspektin kundër kushtetues në shumë veprime të saj që ë kanë dëmtuar interesin e Kosovës:” tha Zemaj për RTV21./21Media