Dua Lipa këndon hitin e Alicia Keys, të njëjtën e kishte performuar kur ishte e vogël

Gjatë koncertit të saj në New York, që ishte pjesë e turneut “Radical Optimism”, Dua Lipa emocionoi publikun duke kënduar këngën e njohur të Alicia Keys, ”No One”.
Ky interpretim ishte pjesë e traditës së saj për të përzgjedhur një këngë të papritur në secilin koncert të turneut. Performanca prekëse mori duartrokitje të shumta dhe preku edhe vetë Alicia Keys, e cila reagoi menjëherë pas interpretimit.
Një moment i veçantë ishte kur Dua ndau me publikun pamje nga fëmijëria, duke treguar se të njëjtën këngë e kishte interpretuar vite më parë kur jetonte në Kosovë.