Një person plagoset në kokë nga një plumb qorr – Policia heton rastin

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se një person në Klinë është plagosur në kokë nga një plumb qorr.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës theksohet edhe se viktima është dërguar së pari në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.
Tutje, shtohet edhe se policia është duke e hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori.
‘‘SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Pogragjë, Klinë / 19.09.2025 – 21:35. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin’’, thuhet në raportin e Policisë.