Zarfet me para si dhuratë në dasma – ky shtet evropian do t’u vendosë taksë

Dhënia e parave për ditëlindje, dasma apo raste të tjera është praktikë e zakonshme në Gjermani, por shoqërohet me rregulla të rrepta. Çdo dhuratë prej 20.000 eurosh ose më shumë duhet të raportohet tek autoritetet tatimore brenda tre muajve. Në varësi të shumës dhe lidhjes familjare mes dhuruesit dhe përfituesit, mund të lindë detyrimi për taksë dhuratë.
Shumat që përjashtohen nga tatimi ndryshojnë: bashkëshortët deri në 500.000 euro, fëmijët deri në 400.000 euro, nipërit/mbesat deri në 200.000 euro (ose 400.000 nëse prindërit janë të vdekur). Për vëllezër, motra, të afërm të tjerë apo miq kufiri është vetëm 20.000 euro.
Çdo shumë mbi këto kufij tatohet, me norma që variojnë nga 7% deri në 50%, sipas kategorisë dhe shumës. Rregullat vlejnë për një periudhë 10-vjeçare, që do të thotë se dhuratat llogariten së bashku brenda këtij afati.
Tatimi nuk vlen vetëm për para, por edhe për pasuri të paluajtshme, tokë, aksione apo metale të çmuara, me disa përjashtime – si p.sh. banesat në pronësi të bashkëshortëve, që mund të jenë plotësisht të përjashtuara.