Besa Kokëdhima poston për herë të parë foto krah bashkëshortit të saj

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit një moment nga jeta e saj private pas martesës së fundjavës së kaluar.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni private në Dhërmi, e cila u zhvillua larg syve të publikut dhe me pjesëmarrjen e pak të ftuarve.

Nga imazhet e rrjedhura në rrjet, zbulohet se bashkëshorti i këngëtares është Tedi Tase, i cili përveç partnerit të jetës është edhe menaxheri i saj. Çifti ka një lidhje të konsoliduar prej vitesh, por deri më tani e kanë mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Back to top button