Rafuna: Lamtumirë profesori im, Enver Petrovci

Aktori i njohur, Naser Rafuna, ka ndarë me publikun një mesazh prekës e plot dhimbje pas ndarjes nga jeta të profesorit të tij të dashur, Enver Petrovci,
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shprehu mirënjohjen e pafund për mësimet, shembullin dhe dashurinë që profesor Petrovci i dha, duke e cilësuar atë si një dritë që vazhdon të ndriçojë edhe pas largimit nga kjo botë.
‘’U largua nga kjo botë për një tjetër më të mirë inshaAllah. Ne lutemi Zotit të të Mëshiroj, sepse ti je ndarë nga kjo botë por gjithnjë do të jesh në zemrat tona. I dashur për ne, me dhimbje të pafund, i mençur dhe i durueshëm, ti ke ndriçuar jetët tona me dritën e dijes dhe përvojës. Falënderojmë Zotin që më dha mundësinë të jem student i tij në UP, të mësoj nga urtësia e tij dhe të shoh në atë që më dha si shembull për jetë dhe profesion. Bachelor dhe Master i përfundova te ky kolos arti dhe isha Asistent i tij, çdo ditë, më mbajti pranë dritës së dies. Me shumë mall dhe mirënjohje, mbajmë këtë borxh ndër zemra që s’u shlye kurrë. Shpresa jonë është në dhënien e Zotit që, përmes lutjeve, të pranojë këtë borxh të pamundëshëm. Faleminderit për gjithçka, për çdo ditë, për çdo mësim, për çdo shenjë dashurie. U prehesh në paqe, derisa të takojmë sërish në dritën e përjetshme. Lamtumirë profesori im, mësuesi jonë Enver Petrovci”, u shpreh Aktori me dhimbje të fellë. /21Media