Tri projektet themelore që synon t’i realizojë Haliti në Ferizaj, premton 24 orë ujë pa ndërprerë

Kandidati i LVV-së për kryetar të Ferizajt, Enver Haliti, gjatë debatit zgjedhor në RTV21 shpalosi programin qeverisës.

Ai tha se programi i tij bazohet në dy shtylla kryesore: Për një Ferizaj të jetueshëm dhe për një Ferizaj që zhvillohet.

“Janë tri projekte themelore me vlera të mëdha: një është sigurimi i ujit të pijshëm 24 orë që është prej 70 milionë eurosh, projekti i dytë është kyçje e re në autostradën “Arbër Xhaferi” me dy unaza, unaza e jashtme dhe unaza e brendshme e qytetit. Dhe tre që është projekti i rëndësishëm për qytetin, është ndërtimi i ngrohjes qendrore të qytetit që është në vlerë prej 70 milionë euro… top prioritet është furnizimi me ujë të pijshëm, ku ne planifikojmë të ndërtojmë një fabrikë të re në fshatin Pleshivë ku ndodhet ekzistuesja me kapacitet 220 litra në sekondë, fabrika e re do të ketë kapacitetin me 220 litra në sekondë dhe ka vlerën 5 milionë euro dhe gjithashtu është projekti shtesë sjellja e gypit gjysmëpërçues nga lumi Lepenc deri në fabrikë në Pleshivë”, tha ai./21Media

Back to top button