Arsimi, shëndetësia e dixhitalizimi, prioriteti i Murati-Shabanit për Ferizajin

Kandidatja e AAK-së për kryetare të Ferizajit, Xhemile Murati Shabani, tha se programi i saj qeverisës për këtë komunë mbështetet në tri shtylla kryesore: arsim, dixhitalizim dhe shëndetësi.

“Ne kemi planifikuar që përpos dixhitalizimit të përgjithshëm të sistemit arsimor duke filluar nga tabelat dixhitale, komunikimi me prindërit dhe testimet, ne kemi planifikuar edhe hapësira të reja shkollore, duke i ndërtuar katër shkolla, që për momentin janë planifikuar dy në fshatra që janë jashtëzakonisht të nevojshme dhe dy në qytet. Po ashtu kemi edhe forma tjera të përkrahjeve të nxënësve dhe studentëve përmes bursave me përparësi për drejtimet deficitare, nxënësit e dalluar dhe nxënësit e komuniteteve dhe studentët me nevoja të veçanta”, tha ajo.

Derisa për shëndetësi premtoi aparatura në qendrat e mjekësisë familjare në largimin e AMF-ve, laborator në QKMF.

“Mendoj që duhet të kemi stomatologë dhe fizioterapeutë nëpër qendrat e mjekësisë familjare”, tha ajo, derisa premtoi dixhitalizim në shërbimet komunale./21Media

Back to top button