Kurti, Haradinaj e Abdixhiku “futen” në debatin për Ferizajn

Kandidatët për kryetar të Komunës së Ferizajt në debatin zgjedhor të RTV 21 nuk lanë pa përmendur edhe nivelin qendror qeverisës.

Kandidatja e AAK-së, Xhemile Murati Shabani, përmendi kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.Ajo tha se i njëjti ka qenë i gatshëm të bashkëpunojë me BERZH-in në çështjen e ujit e ujësjellësit.

“Por unë mendoj që edhe këto pesë vite kanë qenë mjaftueshëm dhe ka mundur që niveli qendror të intervenojë në këto çështje, sepse lehtë është të premtohet në fushata zgjedhore… për pesë vite do të duhet të përfundonin”, tha ajo.

Kurse kandidati i LVV-së replikoi duke thënë se Qeveria Kurti po ndërrton digën e Firajës, e cila do të prekë regjionin. “Por unë si kryetar komune nuk do ta pres ndërtimin e digës, por unë premtoj se këtë për mandatin 4-vjeçar do ta siguroj ujin për banorët e Ferizajt, për këtë më kanë garantuar edhe Qeveria Kurti, se është zotuar se do ta mbështesë këtë projekt për ujin”, u shpreh Haliti.

Derisa kandidati i LDK-së, Azemi, replikoi: “A mundem me fol edhe kur Zoti Abdixhiku të bëhet kryeministër me premtu naj projekt, sepse i kam një central me gaz…”, tha ai./21Media

Back to top button