Jumbo mbështet Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë. Mbi 400 fëmijë përfitojnë nga pajisjet e reja mjekësore

Një tjetër projekt social është finalizuar nga Jumbo, në bashkëpunim me Fondacionin Mane duke realizuar një kontribut të rëndësishëm për Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë.

Fokusi i projektit janë dy nga repartet kryesore për mirëqenien e fëmijëve: Hemato- Onkologjia dhe Logopedia.

Donacioni përfshiu pajisje moderne për repartin e Hemato-Onkologjisë, të cilat do të përdoren për përmirësimin e shërbimeve të trajtimit për fëmijët, me diagnoza hematologjike dhe onkologjike. Aktualisht, rreth 400 fëmijë trajtohen në këtë repart, nevojat e të cilëve janë të vazhdueshme. Kontributi i Jumbo synon të ndihmojë në
përballimin e këtyre sfidave, duke përmirësuar cilësinë e kujdesit dhe mbarëvajtjen e përditshme të trajtimit.

Në të njëjtën kohë, për shërbimin e Logopedisë dhe për zhvillimin e fëmijëve me vështirësi komunikuese, Jumbo ka dhuruar një sërë materialesh stimuluese si libra, lojëra edukative dhe mjete ndihmëse. Ato do të përdoren në rreth 480 seanca mujore që zhvillohen për 72 fëmijë, duke ndikuar pozitivisht në ecurinë e terapisë dhe në krijimin e një ambienti më të ngrohtë, tërheqës dhe efektiv për zhvillimin e fëmijëve.

Jumbo mbështet Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë. Mbi 400 fëmijë përfitojnë nga
pajisjet e reja mjekësore

Një tjetër projekt social është finalizuar nga Jumbo, në bashkëpunim me Fondacionin Mane duke realizuar një kontribut të rëndësishëm për Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë.

Fokusi i projektit janë dy nga repartet kryesore për mirëqenien e fëmijëve: Hemato- Onkologjia dhe Logopedia.
Donacioni përfshiu pajisje moderne për repartin e Hemato-Onkologjisë, të cilat do të përdoren për përmirësimin e shërbimeve të trajtimit për fëmijët, me diagnoza hematologjike dhe onkologjike. Aktualisht, rreth 400 fëmijë trajtohen në këtë repart, nevojat e të cilëve janë të vazhdueshme. Kontributi i Jumbo synon të ndihmojë në përballimin e këtyre sfidave, duke përmirësuar cilësinë e kujdesit dhe mbarëvajtjen e
përditshme të trajtimit.

Në të njëjtën kohë, për shërbimin e Logopedisë dhe për zhvillimin e fëmijëve me vështirësi komunikuese, Jumbo ka dhuruar një sërë materialesh stimuluese si libra, lojëra edukative dhe mjete ndihmëse. Ato do të përdoren në rreth 480 seanca mujore që zhvillohen për 72 fëmijë, duke ndikuar pozitivisht në ecurinë e terapisë dhe në krijimin e një ambienti më të ngrohtë, tërheqës dhe efektiv për zhvillimin e fëmijëve.

Back to top button