Formimi i qeverisë së re, Kurti nuk tregon nëse ka siguruar votat

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse ka siguruar votat për formimin e qeverisë së re.
Kurti pasi përuroi Poliklinikën Specialistike në Podujevë nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve se ka pasur ndonjë takim me liderët e partive parlamentare për të siguruar shumicën parlamentare.
Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Gjykata Kushtetuese më 5 shtator ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime ose të procedojnë për formimin e qeverisë së re, pas ankesës së Listës Serbe, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës.
Ankesa e tyre erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.
Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ndërkaq dhjetë deputetët e komunitetit serb nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post, përfshirë edhe deputetin Nenad Rashiq.
Kësisoj deputetët e Kuvendit kanë zgjedhur kryetarin, Dimal Basha si dhe katër nënkryetarë, por jo edhe nënkryetarin nga komuniteti serb. Përkundër kësaj, kryeparlamentari Basha ka mbyllur seancën konstituive
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?