Rikthehet emisioni i Jimmy Kimmel

Emisioni “Jimmy Kimmel Live!” do të rikthehet në transmetim sonte, pas pezullimit të tij të diskutueshëm për shkak të komenteve në lidhje me vdekjen e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk .

Javën e kaluar, u njoftua se sdhow i Jimmy Kimmel ishte tërhequr “për një kohë të pacaktuar” nga ABC , që është në pronësi të Disney.

Gjatë shfaqjes së tij, Kimmel kritikoi atë që e quajti “banda MAGA” për “përpjekje të dëshpëruar për ta karakterizuar këtë fëmijë që vrau Charlie Kirk si çdo gjë tjetër përveç njërit prej tyre dhe për të bërë gjithçka që munden për të fituar pikë politike nga kjo”.

Ky veprim shkaktoi një reagim të fortë nga të dyja anët e spektrit politik , me Donald Trumpin që e festoi vendimin dhe bëri thirrje që më shumë prezantues të emisioneve të vona të natës të hiqen nga transmetimi./21Media

Back to top button