Sahiti për administratën në Shtërpcë: Do të bëhet më efikase me shërbime elektronike

Kandidati për kryetar të komunës së Shtërpcen nga PDK, Garip Sahiti në debatin zgjedhor të RTV21 ka prezantuar pesë shtyllat kryesore për qeverisjen 4 vjeçare.
“Unë në bazë të platformës dhe ekipës së cilës e kemi përgaditur jemi bazuar në pesë shtylla kryesore, do të thotë qeverisje e hapur, shërbim efikas, zhvillim ekonomik, arsim, kulturë, rini, qështjen e ambientit të pastër dhe infrastukturë poashtu edhe qështjen e shërbimeve shëndetësore apo sociale do të thotë këto janë pesë shtyllat kryesore me të cilat PDK e ka bërë një plan për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare”, tha ai.
Ai shtoi se do të mundohen që administrata komunale do të bëhet më efikase me shërbime elektronike. /21Media